Ditën e nesërme do të fillojnë punimet në lotin e parë të Unazës së Madhe në kryeqytet.
Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka njoftuar se nesër, duke nisur nga ora 20:00 fillon faza 4-2 e punimeve në lotin 1 të Unazës së Madhe dhe kjo fazë parashikohet që të zgjasë rreth një javë.
Hyrja në Tiranë nga Durrësi drejt rrugës “Teodor Keko” mbetet e pandryshuar. Rruga “Dritan Hoxha”mund të aksesohet përsëri nëpërmjet rrugës “Abedin Rexha” me një sens lëvizje.
Njoftimi i ARRSH:
NESËR, MË DATË 27.03.2021, MBAS ORËS 20:00 FILLON FAZA 4-2 E PUNIMEVE NË LOTIN 1 TË UNAZËS SË MADHE.
– Kjo fazë parashikohet të zgjasë rreth 1 javë.
– Hyrja në Tiranë nga Durrësi drejt rrugës “Teodor Keko” mbetet e pandryshuar. Rruga “Dritan Hoxha”mund të aksesohet përsëri nëpërmjet rrugës “Abedin Rexha” me një sens lëvizje.
– Kalimi nga rruga “Teodor Keko” drejt rrugës “Dritan Hoxha” do të jetë i mundur dhe i aksesueshem.
– Nëpërmjet një gjysmë rrethi mund të kalohet nga rruga “Teodor Keko” drejt qytetit të Durrësit.
– Kalimi nga rruga “Dritan Hoxha” drejt Durrësit mbetet e pandryshuar me mundësi kalimi edhe nëpërmjet Galerisë Nr. 4 edhe nëpërmjet rrugës paralele.