BallinaAktualitetFOTO/Nesër nisin punimet në “lotin 1” tek Unaza e Madhe, si do...

FOTO/Nesër nisin punimet në “lotin 1” tek Unaza e Madhe, si do të devijohet trafiku për 1 javë

Ditën e nesërme do të fillojnë punimet në lotin e parë të Unazës së Madhe në kryeqytet.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka njoftuar se nesër, duke nisur nga ora 20:00 fillon faza 4-2 e punimeve në lotin 1 të Unazës së Madhe dhe  kjo fazë parashikohet që të zgjasë rreth një javë.

Hyrja në Tiranë nga Durrësi drejt rrugës “Teodor Keko” mbetet e pandryshuar. Rruga “Dritan Hoxha”mund të aksesohet përsëri nëpërmjet rrugës “Abedin Rexha” me një sens lëvizje.

Njoftimi i ARRSH:

NESËR, MË DATË 27.03.2021, MBAS ORËS 20:00 FILLON FAZA 4-2 E PUNIMEVE NË LOTIN 1 TË UNAZËS SË MADHE.

– Kjo fazë parashikohet të zgjasë rreth 1 javë.

– Hyrja në Tiranë nga Durrësi drejt rrugës “Teodor Keko” mbetet e pandryshuar. Rruga “Dritan Hoxha”mund të aksesohet përsëri nëpërmjet rrugës “Abedin Rexha” me një sens lëvizje.

– Kalimi nga rruga “Teodor Keko” drejt rrugës “Dritan Hoxha” do të jetë i mundur dhe i aksesueshem.

– Nëpërmjet një gjysmë rrethi mund të kalohet nga rruga “Teodor Keko” drejt qytetit të Durrësit.

– Kalimi nga rruga “Dritan Hoxha” drejt Durrësit mbetet e pandryshuar me mundësi kalimi edhe nëpërmjet Galerisë Nr. 4 edhe nëpërmjet rrugës paralele.

Nesër nisin punimet në “lotin 1” tek Unaza e Madhe, si do

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular