BallinaRajoniKurti: Prioritet në dialogun me Serbinë do të jetë çështja e krimeve...

Kurti: Prioritet në dialogun me Serbinë do të jetë çështja e krimeve të luftës e të humburit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kandidaten për presidente, Vjosa Osmani, kanë bërë homazhe te Kompleksi Memorial në Krushë të Madhe, në 22-vjetorin e masakrës. Kurti ka pohuar se në bisedimet me Serbinë çështje me prioritet do të jenë krimet serbe në Kosovë dhe të humburit, ndërsa shtoi se do të kërkohet drejtësi dhe përgjegjësi.

‘Drejtësia mungon dhe është obligim yni që të angazhohemi maksimalisht me institutin e ardhshëm për krimet e kryera gjatë luftës dhe me aktivizimin e Prokurorisë Speciale në mënyrë që të arrijmë t’i shërojmë plagët e luftës, duke zbardhur fatin e të pagjeturve dhe duke sjellë drejtësi’, u shpreh Kurti.

Kurse Osmani u shpreh se Krusha e Madhe dhe masakrat e kryera janë ‘zëri i lartë i ndërgjegjes që thërret për drejtësi’.

‘Masakra në Krushë dhe ato që do t’i kujtojmë në muajt në vijmë janë dëshmia më e madhe e gjenocidit të kryer nga Serbia në Kosovë. Plaga jonë është ende e hapur pasi që kryesit e krimeve janë ende në liri dhe kemi shumë të zhdukur.’

Osmani dhe Kurti më pas do të bëjnë homazhe edhe në Krushë të Vogël, në nderim të 22-vjetorit të masakrave të ndodhura në këto dy fshatra.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular