BallinaKronikeZjarri në magazinë/ Ende asnjë gjurmë nga 33-vjeçari

Zjarri në magazinë/ Ende asnjë gjurmë nga 33-vjeçari

Kur kanë kaluar dy ditë, ende nuk është gjetur shefi i rojeve të sigurisë në magazinën që u përfshi nga zjarri tek “Casa Italia”.

Arjan Sala 33-vjeç, mbeti i bllokuar në magazinë pasi ishte futur për të shpëtuar punonjësit e tjerë duke u mundur që të shuante flakët. Mbrëmjen e djeshme në ndihmë të forcave Zjarrfikëse ka shkuar edhe ushtria.

Mësohet se gjatë natës zjarrfikësit kanë thyer soletën për të shuar flakët. Përgjatë magazinës janë hapur disa vrima, në mënyrë që të largohet tymi, por ende nuk është mundur që të ndërhyhet brenda saj për të kërkuar për 33-vjeçarin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular