BallinaAktualitetKontrolle në banesa dhe makina/ FNSH blindon Fierin dhe Lushnjën

Kontrolle në banesa dhe makina/ FNSH blindon Fierin dhe Lushnjën

Prej disa ditësh FNSH po ushtron kontrolle të befasishme në disa qytete, ndërsa sonte forca të shumta kanë dalë për kontroll në Fier dhe në Lushnje.

Mësohet se prej disa orësh FNSH, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe të Komisariatit të Policisë Lushnjë po zhvillojnë kontrolle të shumta në lokale, rrugë, automjete, si dhe në disa fshatra në objekte të braktisura dhe tunele

Në objektiv të efektivëve janë 3 kategori; personat e shpallur në kërkim, ata që lëvizin me armë dhe që posedojnë lëndë narkotike.

Ende nuk dihet rezultati i operacionit të zhvilluar nga FNSH në këto dy qytete, teksa përpos kontrolleve janë ngritur edhe pika postblloku.

Ditët e fundit RENEA dhe FNSH zhvilluan aksione blic në Elbasan, Durrës, Krujë dhe Vlorë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular