BallinaKryesore"Rilindja ka persekutuar Shkodrën" Helidon Bushati: 25 prilli është moment që t’i...

“Rilindja ka persekutuar Shkodrën” Helidon Bushati: 25 prilli është moment që t’i jep fund shkatërrimit të vendit

Rilindja ka persekutuar Shkodrën” Bushati me banorët në Perash: 25 prilli është moment qe t’i jep fund shkatërrimit të vendit.

Ne ditën e parë të hapjes zyrtare të fushatës, drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës, zhvilloi një takim me banorë në lagjen Perash, ku ai lindi dhe u rrit. Sot ai kthehet me një sfidë të madhe, duke kërkuar mbeshtetje për partinë demokratike, e cila sipas tij do t’i jap zgjidhje problemeve të mëdha në këtë zonë.
Bushati shpalosi programin e partisë demokratike dhe theksoi faktin se qyteti i Shkodrës është qyteti më i presekutuar në Shqipëri sa i takon investimeve nga qeveria.
Në 8 vite tha ai kryeqendra e veriut është larg vëmendjes së qeverisë dhe ndaj vuan shpopullimin e varfërimin e banorëve të saj.
Ai ipremtoj banorëve se Partia Demokratike, angazhohet që në qendër të vëmendjes të ketë familjen shqipatre, mbeshtetjen ndaj e biznesit, mbeshtetje ndaj te rinjeve si dhe donte luftoje krimin dhe korrupsionin.

Zbardhja e plotë…..

Helidon Bushati – Mirë se ju gjeta. Është gjithmonë emocion, kur njeriu me cfarë do lloj titulli kthehet në lagjen e vet. Unë nuk jam shkëputur ndonjëherë , por kthehem me një detyrë të ngarkuar nga partia si drejtues politik i qarkut , i pari i listës si deputet . Jam i njëjti që kam qenë edhe më përpara , thjkeshtë me përgjegjësi më të madhe , përgjegjësi më të madhe që besoi që ju ma lehtësoni . Kur ju shoh këtu ndihem më mirë, si cdo person kur shikon rreth e rrotull vetes miq , disa prej të cilëve I njeh prej 40 vitesh vecse ndihet mirë, ndihet mirë edhe për faktin që I ka pas miq të mirë 40 vjet përpara, në një periudhë tjetër I gjen edhe sot si simpatizant , mbështetës , anëtar dhe persona me detyrë të partisë demokratike.
Ka 8 vite që Rilindja po na nëpërkëmbë, po nëpërkëmbë Shkodrën prandaj 25 prilli është një moment ndarjet midis ndryshimit aq shumë të nevojshëm apo vazhdimit të shkatërrimit , shaktërrim i cili po prek jo vetëm Shkodrën por të gjithë Shqipërisë.
Sot, secili prej nesh prek varfërimin, shkatërrimin , degradimin, largimin, braktisjen e Shkodrës. Sot, qeveria e Edi Ramës po aplikon politikën e lakut në fyt për të gjithë ne , po na varfëron , shkatërron . Me cfarë qëllimi ? Me qëllimin që të na nënshtroj por 25 prilli është momenti kur ne do largojmë Edi Ramën , do votojmë për partinë demokratike dhe do të fillojmë një periudhë të re për Shkodrën dhe të gjithë Shqipërinë. Ëshët e nevojshme , jo për Ramën apo për Bashëen është e nevojshme për familjet tona , është e nevojshme për Shkodrën tonë, që kjo qeveri të largohet. Ne jemi vet dëshmitar të degradimit të Shkodrës. Më vjen keq ta them por kur dal nëpër rrugicat që jam lindur e rritur , leviz tani shoh braktisje, shoh shpopullim, secili prej jush e shikon që rrugicat më jetën e mëpërparshme, gjallërinë dhe kjo ka ndodh në 8 vitet e fundit.
A ka ndodh vetëm në lagjen tonë ?Nuk ka ndohd vetëm në lagjen tonë , ka ndodh në të gjithë Shkodrën e të gjithë Shqipërinë. Por ne jena një ndër lagjet e vjetra , në qendër të qytetit . Kur kjo gja ndodh në qendër të Shkodrës, ca ndodh në zonat më periferike, në zonat me problematike?
Atje problem është më i rëndë . Shohim bizneset , në cdo rrugë të Shkodrës edhe në rrugët në arteriet kryesore të Shkodrës, ajo që vihet re janë tarabat e mbyllura. Me kalu tek rruga e Koplikëve, më ka taku me kalu 2-3 herë kohët e fundit më përpara nuk kishe mundësi me lëviz me makinë nga gjallëria , numri njerëzve dhe bizneseve sot mund të rrish dhe shikon që kalojnë shumë rrallë njerëz. Është dicka e prekshme në qendër të Shkodrës. e njëjta ëshët edhe në Gjuhadol, Xhabije, Sarreq , Kiras, Zdrale, gjithandej shihet varfërimi , degradimi , shpopullimi dhe varfërimi I këtij qyteti.
A është e drejtë kjo ? A mund ta lejojmë ne këtë situatë , ne të gjithë bashkë duhet ta ndryshojmë këtë situatë, për të mirën e përgjithshmë, vetëm ne mund ta ndërrojmë situatën . Ne duhet ët largojmë një orë e më parë Edi Ramën , në mënyrë që fëmijët tonë , familjet tona , bizneset , fermerët , qytetarët e Shkodrës të fillojnë të marrin frymë lirshëm. Sot , Shkodra është qyteti më I presekutuar në Shqipëri, marrim investime sa merr Tepelena apo Roskoveci , ky është një diskriminim I këtij qyteti . Largohen drejtoritë kryesore , drejtoria arsimore , rajonale bordi I kullimit, e arkivave, largohen nga qyteti.
Qyteti që I ka dhënë disa nga ministrat më të iluminuar , disa nga ministrat më të suksesshëm të historisë së Shqipërisë , duke filluar me Luigj Gurakuqin, me Koliqin, me Hilë Mosin shkon në Lezhë. Ky është trajtimi që Edi Rama I bënë qytetit tonë, ky është trajtimi që qeveria e Rilindjes ka rezervuar për Shkodrën .
Partia Demokratike paraqitet me programin e saj. Bazat e këtij programi janë ekonomia e familjeve, mbrojtja e bizneseve , mbrojtja dhe politikat në favor të rinisë , mbrojtja dhe politikat në favor të fermerëve , lufta ndaj korrupsionit , lufta ndaj monopoleve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular