BallinaAktualitet"Kemi patur raste me efekte anësore disi të rënda"/Silva Bino tregon sa...

“Kemi patur raste me efekte anësore disi të rënda”/Silva Bino tregon sa përqind e popullatës imunizohet me vaksinat që kemi

Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino ka deklaruar se në vendin tonë nuk ka asnjë rast të personave të vaksinuar që kanë patur efekte anësore shumë të rënda.

Në emisionin OPEN, Bino tha se ka patur dy raste disi të rënda, ndërsa raste me efekte të lehta, që janë edhe të pritshme, ka patur më shumë.

“Efektë anësore shumë të rënda nuk kemi pasur. Kemi pasur efekte anësore disi të rënda, 2 raste, me mpirje fytyre. Kurse efekte anësore të pritshme, pra të lehta, kemi pasur.”, tha Bino.

Sipas Binos, nëse çdo ditë vaksinimi ndodh sipas kapaciteteve, me aq vaksina sa ka Shqipëria në dispozicion, imunizohet 12% e popullatës.

“Kemi vaksinuar rreth 3% të popullatës. Mundësitë i kemi që të bëjmë rreth 15 mijë vaksinime në ditë. Vaksinimi është i kombinuar në qendra të përqendruara dhe në pika të hapura kastile për vaksinim. Për qytetarët, dhe në vendet e punës, dhe në qendra shëndetësore. Të gjitha këto e përshpejtojnë vaksinimin. Me kaq doza sa kemi, mund të kapim vaksinimin e 12% të popullatës. Për të gjitha vaksinat ka refuzime”, tha ajo

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular