BallinaKronikeMe pistoletë e shkop bejsbolli/Grabitet karburanti në Lezhë, autorët marrin 1 milion...

Me pistoletë e shkop bejsbolli/Grabitet karburanti në Lezhë, autorët marrin 1 milion lekë

Një pikë karburanti në Shënkoll të Lezhës është grabitur mbrëmjen e së dielës. Raportohet se autorët e maskuar me pistoletë dhe shkop bejsbolli kanë arritur që të marrin 1 milion lekë.

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugor Lezhë-Tiranë, dy persona ende të paidentifikuar, me anë të presionit i kanë marrë një sasi lekësh (xhiron ditore) punonjësit të një karburanti.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular