BallinaAktualitetVaksina kineze nuk gjeneron antitrupat e nevojshëm, mund të ketë nevojë të...

Vaksina kineze nuk gjeneron antitrupat e nevojshëm, mund të ketë nevojë të merret me tri doza

Vaksina kineze e kompanisë Sinopharm nuk gjeneron antitrupat e nevojshëm, ndaj mund të ketë nevojë që të merret me tri doza.

Kështu raporton e përditshmja amerikane ‘Washington Post’, duke iu referuar të dhënave nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Personat e vaksinuar në këtë vend nuk kanë gjeneruar antitrupat e mjaftueshëm, shkruan gazeta. Ndërkohë ajo thekson se ka raportime se edhe në Kinë, personat e vaksinuar nuk kanë reaguar ndaj vaksinës, ndaj është e nevojshme që të merren doza shtesë.

Një ditë më parë, vetë kompania kineze deklaroi se do të bëjë analiza për të parë nëse është e nevojshme që dy dozat e para të pasohen edhe nga një e tretë.

Sipas Reuters, kompania kineze thotë se do të presë rezultatet e testimit klinik të fazës së tretë për të arritur në një përfundim.

Testimet klinike të fazës së tretë janë vendimtare për një vaksinë që të marrë miratimin për përdorim. Por Kina nuk ka publikuar akoma asnjë të dhënë për këto testime, edhe pse vaksina ka nisur të përdoret në vendet e botës së tretë, si në Shqipëri.

Më herët është raportuar se vaksina ofron vetëm 50 përqind mbrojtje nga disa testime në Brazil.

Të gjitha vaksinat e miratuara në SHBA dhe BE kanë marrë dritën jeshile pas analizimit të të dhënave nga faza e tretë e testimeve klinike.

Kjo është arsyeja se përse vaksina kineze është refuzuar dhe ekspertët kanë hedhur dyshime nëse ofron imunitet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular