BallinaAktualitetXhaxhai i Arjanit: I lutesha Zotit të mos humbja trupin e çunit

Xhaxhai i Arjanit: I lutesha Zotit të mos humbja trupin e çunit

Naim Sala , xhaxhai i Arjan Salës ka treguar momentet e vështira gjatë kërkimit të trupit të të riut mes flakëve. Ai tha se në fillim kishte patur shpresa se djali mund të gjendej i gjallë, por më pas shpresat e tij ishin shuar.

Sala tha se, i lutej Zotit vetëm që të mundësohej gjetja e trupit të djalit.

“Tymi vazhdonte për tre ditë rresht në mënyrë intensive. E vetmja që i lutesha perëndisë, Zotit, unë aty besoj, ishte që të paktën mos ta humbja edhe trupin e çunit. Kjo më shqetësonte shumë, se çfarë do të dërgonim në shtëpi tek prindërit e Arjanit, kam ndjenjur me zjarrfikësit, kam bashkëpunuar, ju luta të gjithë familjarëve që të mos krijonim shqetësime, konfuzion, përplasje që do të na bënin vonesë edhe më të madhë në kërkimin e çunit. U kërkua nga të gjitha anët, u ça dhe një mur, por kjo u bë e mundur nga mesi i ditës tjetër. Por kjo u krye nga mesi i ditës tjetër, ndërsa unë e kisha kërkuar që në mëngjes”, u shpreh Naim Sala./

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular