BallinaKryesore“Paqësori” Vuçiç: Nëse do ta njihja Kosovën, do të merrja Çmimin “Nobel”

“Paqësori” Vuçiç: Nëse do ta njihja Kosovën, do të merrja Çmimin “Nobel”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se vetëm një Serbi e dobët dhe e pasuksesshme do të ishte e mirë për të gjithë dhe ai do të ishte “më i miri në botë”.

“Nëse do ta njihja Kosovën, do ta merrja Çmimin Nobel”, tha Vuçiç në TV Happy.

Ai theksoi se ishte i interesuar se çfarë do të thoshte historia në “50 vjet dhe se ai kishte marrë shumë çmime deri më tani që pothuajse askush në Serbi nuk i kishte marrë”.

Vuçiç përsëriti se që nga ardhja e tij në pushtet, Serbia ka ndërtuar më shumë rrugë sesa gjatë gjithë periudhës së qeverisjes së Titos.

Kreu i shtetit serb ka deklaruar po ashtu se ishte më i prekur nga kritikat ndaj sistemit shëndetësor nga raporti i Parlamentit Evropian, sepse siç tha ai “kjo është e padrejtë”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular