BallinaAktualitetShemsi Prençi: Zotohemi t’i kthejmë shpresën e besimin familjeve shqiptare, jo më...

Shemsi Prençi: Zotohemi t’i kthejmë shpresën e besimin familjeve shqiptare, jo më rrënim e largime nga Shqipëria

Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Durrës, Shemsi Prençi, duke marrë shkas nga një takim që ai zhvilloi të martën në Sukth, thekson se pas 25 Prillit, LSI-ja zotohet t’i kthejë shpresën dhe besimin familjeve shqiptare.

Sipas kandidatit të LSI, integriteti ekonomik i shqiptarëve nuk do të rrënohet më, por do të ringrihet, ndërsa shton se të rinjtë do punësohen e do e ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre.

“Në Sukth na hapi derën e shtëpisë nëna Sabrie Mani, nëna e një familje të madhe Dibrane. Pas 25 Prillit, zotohemi t’i kthejmë shpresën dhe besimin familjeve shqiptare, shpresën se integriteti i tyre ekonomik s’do rrënohet më por do ringrihet, besimin se fëmijët e tyre s’do largohen nga Shqipëria por do punësohen e do e ndërtojnë të ardhmen këtu”, u shpreh kandidati i LSI-së për deputet në Durrës, Shemsi Prençi.

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular