BallinaAktualitetVideo/Momenti kur Arjan Sala vrapon për të shuar zjarrin

Video/Momenti kur Arjan Sala vrapon për të shuar zjarrin

Pamjet në video shfaqin momentet e fundit të Arjan Salës para se të futej në zjarrin që përfshiu magazinën për të shpëtuar kolegët. I riu shihet duke vrapuar për të nxjerrë kolegët e bllokuar, ndërsa ai vetë ra dëshmor.

SYRI TV publikon videon nga momentet e fundit të Arjan Salës, i cili humbi jetën gjatë përpjekjeve për të fikur zjarrin që ra në magazinën e nëndheshme ku punonte prej 5 vitesh si punonjës i sigurisë.

Sapo sinjalizohet se ka rënë zjarr, Sala është drejtuar drejt magazinës dhe ka bërë të mundur nxjerrjen e kolegëve të tjerë, të cilët punonin aty për paketimi dhe sistemin e mallrave që mbaheshin në magazinë dhe më pas është drejtuar duke marrë bombolën e fikses së zjarrit me shpresën po mund ta neutralizonte atë.

Nga video vihet re se 33-vjeçari Arjan Sala niset i pari drejt magazinës dhe nga pas i vijnë edhe një tjetër punonjës së bashku me djalin e pronarit. Pak sekonda pasi arrin të shpëtojë kolegët, tymi i zi i flakëve mbulon gjithçka aq sa dhe nga kamerat e sigurisë nuk mund shohësh dot më.

Pamjet e fundit që shihen janë largimi i punonjësit dhe djalit të pronarit, ndërsa fatkeqësisht Arjan Sala mbeti i bllokuar duke mos dalë dot më prej andej i gjallë.

Sipas ekspertizës paraprake dyshohet se zjarri i rënë në magazinën me mallra plastike e veshje nisi pas një shkëndije elektrike në kabllon e neonit. Shkëndijat elektrike ranë mbi rroba sintetike duke krijuar flakë të shumta.

Zjarri ka rënë rreth orës 15:00 teksa punëtorit prisnin kamionin me mall. Punonjësit e sigurisë, mes tyre edhe Arjan Salaj, shuan flakët por jo vatrën e për pasojë, zjarri u riaktivizua më pas 30 minutash. Flakët u përhapën me shpejtësi për shkak të materialeve lehtësisht të djegshme duke mos i kontrolluar dot më vetëm me bombolën e shuarjes së zjarrit.

Trupi i tij i pajetë i 33-vjeçarit është gjetur shumë pranë derës së emergjencës. Ai u nxor pas 3 ditësh pas zjarrit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular