BallinaPolitikeFlamur Noka: E padiskutueshme që PD merr në Tiranë 20 mandate

Flamur Noka: E padiskutueshme që PD merr në Tiranë 20 mandate

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka folur rreth situatës në vend dhe fushatës elektorale.

Noka ka thënë se Partia Demokratike në Tiranë do të marrë 20 mandate

I ftuar në “Radarin Informativ” me gazetaren Jonida Shehu, ai shton se te demokratët të gjithë kandidatët po punojnë për siglën e PD-së dhe jo për veten.

“Në kampin opozitar nuk ka asnjë lloj presioni. Sot nuk është bërë thirrje askujt. Ka një vendim që të gjithë së bashku të jemi si ekip. Kjo është zgjidhja. Ne drejtuesit dhe kandidatë të jemi një ekip. Është një strategji e jona për të maksimalizuar produktin përfundimtar, pra votën.

Se çfarë ndodh në kampin matanë nuk e di. Por tek ne nuk ndodh. Në Kamëz nuk ka postera. Se bëhen “lesh arapi” ato nuk është problem i PD-së. Pra kemi një synim ndryshimin dhe për ndryshimin jemi sot më të bashkuar se kurrë.

As s’më ka dëgjuar as nuk do më dëgjoj kush. Kam thënë votoni numrin 9 dhe kanë votuar për të ardhmen e Shqipërisë. Jam i 14-ti, është një zonë 100% i sigurt.

20 mandate në Tiranë, e padiskutueshme. Sot jemi në një situatë krejt tjetër. Ndryshimi është zgjidhja e vetme për këtë vend. Me votën e tyre do sjellin ndryshimin. Është tek numri 9 dhe tek lideri Basha”, deklaroi Noka.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular