Pritjet entuziaste që qytetarë në të gjithë vendin po i bëjnë ditë pas dite, kryetarit të opozitës Lulzim Basha, kanë ndezur zemërim dhe shpirtin e hakmarrjes së pushtetarëve.
Viktima më e fundit e ndëshkimit politik nga qeveria është bërë një familje në Rroskovec, e cila ka parë shembjen e pronës së saj nga kryebashkiakja socialiste Majlinda Bufi. Këtë rast e ka denoncuar me video, ish-Kryeministri Sali Berisha, që e cilësoi aksin si “hakmarrje e verbër”. “Hakmarrja e verbër e ndrikull Bufit! – shkroi Berisha në FB. – Mori pjesë në takimin me Bashën, narkokryetarja Bufi i prish ndërtesën! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital!”
Përshëndetje z. Berisha!
Po ju shkruaj nga Roskoveci! Majlinda Bufi është shndërruar në një bishë të zezë si Nexhmie Hoxha dhe po na shkatërron pronat vetëm se jemi të djathtë.
Prishet ndërtesa e Nertil Toskës në Suk-2, vetëm se është demokrat. Klodian Lushka, kryespiuni i pamëshirshëm, me urdhër të Majlinda Bufit – narkokryetares së drogës, shkatërron pronën private me një tufë policësh duke shkaktuar dëm psikologjik tek familjarët.
Kjo është bashkia e cila me spiunët dhe xhelatët e saj u shkakton dëme banorëve si ekonomikisht dhe psikologjikisht!
Pse shkuam tek takimi me Lulzim Bashën dje, na hodhi shtëpinë në tokë Majlinda Bufi.