Një zëdhënëse e qeverisë kineze i bëri thirrje të mërkurën NASA-s të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës.
Zhu Fenglian, zëdhënësja e Zyrës për Çështjet e Tajvanit të Këshillit të Shtetit, i bëri vërejtjet në një konferencë shtypi në përgjigje të NASA-s, që e renditi Tajvanin si një vend të veçantë në faqen e saj zyrtare, bën të ditur “Xinhua”.
“Tajvani është një pjesë e patjetërsueshme e Kinës”, -tha Zhu, duke shtuar se Kina pret që NASA, si një agjenci e qeverisë federale të SHBA-së, të korrigjojë gabimet e saj përkatëse së shpejti.
Zhu u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara t’i trajtojnë siç duhet çështjet në lidhje me Tajvanin.
“Kina kundërshton vendosmërisht çdo kontakt zyrtar midis Shteteve të Bashkuara dhe Tajvanit në çdo formë”, -theksoi Zhu. (Elona)