BallinaKronikeKokaina në kontejnerin me banane nga Ekuadori në Durrës, i arrestuari është...

Kokaina në kontejnerin me banane nga Ekuadori në Durrës, i arrestuari është babai i Arbër Çekajt

 

Në portin e Durrësit janë sekuestruar 49 kilogramë kokainë në një kontejner me banane që vinte nga Ekuadori. Burime nga policia bëjnë me dije se lënda narkotike është sekuestruar pas finalizimit të operacionit i koduar “MERSIN”.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se në Durrës gjatë operacionit ”MERSIN” është arrestuar babai i Arbër Çekajt, Selim Çekaj. Kontejneri me 49 kg kokainë dhe banane kishte ardhur nga Ekuadori dhe kishte si destinacion Maminasin ose më saktë firmën e babait të Arbër Çekajt. Gjatë kontrollit të kontejnerit, u konstatua edhe sasia e kokainës.

Droga ishte futur në një kontejner me banane që vinte nga Ekuadori, ishte e ndarë në 37 pako. Mësohet se këto pako (rreth 1.3 kg secila) nuk kishin asnjë shenjë dalluese, ndërsa ishin mbledhur me natriban në formë katrore dhe drejtkëndore dhe ishin lyer me graso. Po ashtu Bezat raporton se kokaina ishte fshehur në 2 këmbët e kontenierit me mbyllje të posaçme metalike. Të gjithë kontejnerët që vijnë nga Amerika Latine konsiderohen me risk, ndaj edhe kalojnë në kontroll të detajuar në skaner dhe me qen antidroge të cilët e identifikuan ngarkesën. Mes të tjerash gazetarja Bezat bënë me dije se kontejneri me banane u kalua në vijën e dytë e më pas u bë ndërhyrja. Ky kontenier ishte nisur nga porti i Guayaquil-it në Ekuador dhe ndalesën e kishte bërë në Turqi në portin e Mersin dhe më pas në Durrës.

Ndërkohë 3 vite më parë Arbër Çekaj u arrestua pasi në firmën e tij zbarkoi një kontejner me banane nga Ekuadori, që kishte brenda 613 kg kokainë. Për atë ngarkesë Çekajt iu sekuestrua firma ”Arbi Garden” si dhe mori dënimin nga GJKKO me 14 vite burg.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular