Prokurorja Elisabeta Imeraj ka kaluar me sukses vettingun. KPK ka konfirmuar sot në detyrë prokuroren Imeraj, e cila është drejtuese e Prokurorisë së Tiranës. Gazetarja Klodiana Lala konfirmon për “BalkanWeb” se vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Olsi Komici, Roland Ilia si dhe Suela Zhegu.