BallinaKryesoreAlibeaj me votues për herë të parë në Fier: Vota juaj bën...

Alibeaj me votues për herë të parë në Fier: Vota juaj bën ndryshimin. Votoni PD për të lehtësuar familjen dhe për të siguruar të ardhmen

Gjimnazistët në Fier në një takim me kandidatin demokrat Enkelejd Alibeaj shprehën pasiguri për të ardhmen e tyre. Shkak, sipas tyre, janë pengesat për arsimimin e tyre që nisin nga pamundësia e prindërve për të paguar shpenzimet e universitetit, vetë institucionet e arsimit të lartë me barrierat që u vendosin aplikantëve dhe mosgjetja e një vendi pune pas diplomimit.

“Ju votoni për herë të parë, s’e dini se ç’është vota ende. Në fakt ajo çfarë keni në dorë tani është, t’ia hiqni sikletin prindërve tuaj, që nuk jua thonë, që t’ia fshini lotët, sepse ata e dinë fare mirë, pa shkollë, pa punë ku përfundoni. Ka vetëm një mënyrë se si të hidhni hapin e parë, hapi i parë është shkolla, shteti është, qeveria, taksat që na marrin t’ua kthejnë juve për shkollim. Ajo çfarë ne kemi në programin tonë është e thjeshte dhe ju duhet ta vlerësoni. Bëni llogaritë e të ardhurave tuaja në familje, në qoftë se ju rezulton se të ardhurat e familjeve tuaja janë deri në 640 mijë lekë të vjetra në muaj, shkolla juaj financohet nga shteti. Për familjet që kanë mbi 640 mijë lekë të vjetra gjysma e shpenzimeve të shkollës financohet nga shteti. Duhet t’ju ndihmojë dikush, duhet t’ju gjendet afër, t’iu instruktojë, t’ju bëjë praktikë. Është në planin tonë që për një vit pas shkollës të keni praktikë ta paguar prej 30 mijë lekë të reja në muaj për 12 muaj dhe këtë do ta bëjë qeveria dhe duhet ta bëjë qeveria”, – u shpreh Alibeaj.

Pjesë nga diskutimet:

Gjimnazisti: Më ka mbajtur këtu kjo fushata dhe shpresa për ndryshim se do kisha ikur.

“Fieri shquhet nga qytetet e tjera për një gjë, arsimdashjen dhe iniciativën për biznes. Por drama më e madhe që i ka ndodhur qytetit dhe gjithë qarkut është shpopullimi.

Gjimnazistja: Është gjëja më e vështirë së e kam përjetuar vetë. Mami ka ikur në Gjermani prej dy vitesh. Iku për të mirën tonë.

-Çfarë do bëje që nëna të kthehej?

Gjimnazistja: Gjithçka që kam në dorë

– Të votosh ti dhe të tjerët.

– Kjo është gjëja më e bukur që mund të bëj për të.

“25-a është moment që juve do duhet të jeni të parët, merrni të gjithë njerëzit me vete, keni motive shumë të forta për të shkuar e për të votuar, mjafton kjo. Merrini njerëzit, çojini të votojnë, ta shprehin pakënaqësinë, të reagojnë. Vota të cilën ju për here të parë do ta hidhni ka shumë vlerë. Flisni me prindërit tuaj, flisni me veten dhe vendosni, a do të vazhdoni të merrni rrugët e të largoheni nga ky vend apo të rrini këtu e të shkolloheni e të punësoheni dhe ta zbukuroni vendin, vendin tuaj, shtëpinë tuaj”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular