BallinaAktualitetAmbasada e SHBA uron 28 kandidatët e parë për hetues të BKH...

Ambasada e SHBA uron 28 kandidatët e parë për hetues të BKH dhe garanton mbështetjen

Ambasada e SHBA në Tiranë ka përshëndetur 28 kandidatët Byrosë Kombëtare të Hetimit,  nga 37 që kandiduan për hetues të saj, që i kaluan kushtet e sigurisë dhe u ka uruar atyre fat në vijim të procesit.

“Urime dhe fat të mbarë burrave dhe grave që përfunduan me sukses procesin rigoroz të aplikimit dhe tani do të fillojnë trajnimin për Byronë Kombëtare të Hetimit, – shkruan ambasada në Fb. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin SPAK-un dhe ata që i përgjigjen thirrjes së detyrës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në emër të popullit shqiptar. Presim së shpejti një thirrje tjetër për hetues të BKH-së, për të forcuar më tej këtë institucion të ri!” përfundon mesazhi. Komisioni i Posaçëm i Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës në datë 1 prill 2021 mbylli verifikimin e kushteve të sigurisë për kandidatët që konkurrojnë për “Hetues” në Byronë Kombëtare të Hetimit dhe vendosi që nga 37 kandidatë, 28 i kaluan kushtet e sigurisë dhe 9nuk mundën.

Kandidatët e kualifikuar do t’i nënshtrohen trajnimit me një sërë modulesh vlerësimi që duhen kaluar përpara se të çertifikohen. Verifikimi i kushteve të sigurisë u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit të Pavarur të Rishikimit, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri. Në ditët në vijim do të hapet dhe procesi i rekrutimit për 32 pozicionet  “Hetues”, të paplotësuara.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular