BallinaAktualitetDita e 5-të e kaosit të trafikut në Tiranë, qytetarët të irrituar

Dita e 5-të e kaosit të trafikut në Tiranë, qytetarët të irrituar

Situata e trafikut ne hyrje të Tiranës dhe në zonën e Astirit edhe për të 5-tën ditë radhazi nuk ka ndryshuar. Qytetarët presin me orë të gjata për të arritur ne destinacion, teksa sirenat e autoambulancave qëndrojnë pa lëvizur ne kaosin e trafikut.

Kaosi në Tiranë me trafikun numëron këtë të premte ditën e pestë. Sërish qytetarët kanë qëndruar me orë të gjata në hyrje të kryeqytetit ku radha kilometrike vijon deri në zonën e Astirit. As propaganda e qeverisë me video të publikuar me rrugë bosh të regjistruara në orët e vona të natës, nuk ndryshon situatën e qytetarëve, të cilët për të arritur në destinacion duhet te kalojnë makthin e trafikut me ore te gjata.

Ndalimi i qarkullimit në disa pjesë së një prej zonave më të frekuentuara të Tiranës, ka shkaktuar trafikun që ju shihni në planet e SYRI TV. Në të dyja korsitë hyrëse ka radhë kilometrike automjetesh që presin në rrugë për të hyrë në kryeqytet. Kështu as hapja e dy tuneleve nuk ka sjellë përmirësim e lëvizjes se automjeteve, që përveç qytetarëve që duhet te presin me orë të gjata në automjetet e tyre, autoambulancat që transportojnë të sëmurë janë ato që e vuajnë më shume këtë kaos në trafik që asnjë ditë nga tjetra në këtë jave nuk ka ndonjë ndryshim.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular