Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) është njohur me projekt-vendimin për ndryshimet në rregulloren e Bankës së Shqipërisë nr. 48, datë 01.07.2015 “Për kredinë konsumatore dhe kredinë hipotekare” dhe vlerëson se këto ndryshime janë të mirëpritura. Bazuar në zhvillimet e tregut financiar në vend, në transparencën, mbrojtjen e interesave të publikut, praktikat më të mira edhe në vende të tjera të zhvilluara, si dhe në kujdesin e shtuar për stabilitetin financiar të vendit, AAB mbështet iniciativën e Bankës së Shqipërisë dhe shpreh vullnetin e saj të plotë për të bashkëpunuar për përmirësimin e hartimit të projekt vendimit. Diskutimi i konsultimit tashmë i filluar me industrinë bankare është pozitiv, plotësisht në mbështetje dhe i shëndetshëm për forcimin e praktikave më të mira në procesin e huadhënies.