Gazetarja e motit në TV po informonte shikuesit për ardhjen e pranverës në Moskë.
Por videoja tregon momentin kur një qen kalimtar rrëmbeu komplet shfaqjen duke u hedhur dhe duke kapur mikrofonin e reporteres teksa ajo fliste.
Gazetarja e motit e “Mir TV”, Nadezhda Serezhkina, shihet duke vrapuar pas qenit Labrador Retriever për të marrë mikrofonin mbrapsht.
Serezhkina kishte filluar transmetimin LIVE duke i thënë prezantueses së studios: ‘Përshëndetje Elina, pranvera ka mbërritur në Moskë, temperatura do të jetë 8 gradë Celsius, dhe …’
Por në këtë moment qeni kërcen dhe bën një kapje spektakolare të mikrofonit para se të largohet me vrap.