BallinaAktualitetVIDEO/Momenti qesharak, qeni i merr mikrofonin gazetares në raportim LIVE, ajo e...

VIDEO/Momenti qesharak, qeni i merr mikrofonin gazetares në raportim LIVE, ajo e gjëmon me vrap

Gazetarja e motit në TV po informonte shikuesit për ardhjen e pranverës në Moskë.

Por videoja tregon momentin kur një qen kalimtar rrëmbeu komplet shfaqjen duke u hedhur dhe duke kapur mikrofonin e reporteres teksa ajo fliste.

Gazetarja e motit e “Mir TV”, Nadezhda Serezhkina,  shihet duke vrapuar pas qenit Labrador Retriever për të marrë mikrofonin mbrapsht.

Serezhkina kishte filluar transmetimin LIVE duke i thënë prezantueses së studios: ‘Përshëndetje Elina, pranvera ka mbërritur në Moskë, temperatura do të jetë 8 gradë Celsius, dhe …’

Por në këtë moment qeni kërcen dhe bën një kapje spektakolare të mikrofonit para se të largohet me vrap.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular