BallinaAktualitetVotimi elektronik tek Njësia 10 në Tiranë, ja për sa minuta mund...

Votimi elektronik tek Njësia 10 në Tiranë, ja për sa minuta mund të dalë rezultati

Sot paradite në shkollën “Qemal Stafa” në Tiranë u bë idenfikimi, votimi dhe numërimi elektronik. Kjo i përket Njësisë nr 10 dhe Komisioneri Shtetëror Ilirjan Celibashi tha se ishte i mundur që rezultati të dalë brenda 30 minutash.

“Teknikisht është e mundur që rezultati i Njësisë 10 të jetë brenda 30 minutash. Jemi duke diskutuar dhe konsultuar me partitë për të vendosur nëse do ishte e dobishme ta shpallim këtë rezultat në momentin që makina na e bën të ditur apo do të presim edhe pak kohë më shumë pasi ka mendime se rezultati mund të afektojë jo mirë në procesin e numërimit, por nga pikëpamja teknike rezultati mund të shpallet menjëherë” tha Celibashi.

Janë rreth 25 mijë votues përveç votimit elektornik garantohet dhe vota fizike në rast se ka mosdakordësi nga partitë politike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular