BallinaKryesoreZgjedhjet e 25 prillit, Kolegji vendos sot për fletën e votimit: Do...

Zgjedhjet e 25 prillit, Kolegji vendos sot për fletën e votimit: Do të jetë me numra apo me emra kandidatësh

Sot në orën 16:00 Kolegji Zgjedhor vendos për fatin e fletës së votimit, për zgjedhjet e 25 prillit.

Ky kolegj ka pranuar ankimin e Partisë Demokratike, pasi KAS rrëzoi kërkesën e PD-së që fleta e votimit të jetë me numra dhe pa emra kandidatësh, por të renditura në mënyra vertikale dhe jo horizontale.

Sot në mëngjes, u hodh shorti në Kolegj dhe u përcaktua edhe trupa e gjyqtarëve. Trupa do të përbëhet nga Asim Vokshi, Esmeralda Ceka, Gentian Media, Manjola Xhaxho dhe Mirela Kolgjoka. PD kërkon anulimin e fletës me numra dhe rikthimin e fletës me emra.

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve pranoi ankimimin e Partisë Socialiste lidhur me fletën e votimit, në bazë të numrave dhe jo të emrave të kandidatëve për deputetë.

Fleta e votimit është bërë shkak për një ngërç dyjavor të institucioneve që administrojnë procesin zgjedhor në vend. Demokratët kërkojnë një fletë votimi ku krahas numrave të shënoheshin edhe emrat e kandidatëve, ndryshe nga socialistët, të cilët kërkojnë të shënohet vetëm numri i kandidatit dhe jo emri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular