BallinaAktualitetDokumentar për Kodikun Beratinus nga Tom Therçaj. 5 dekada nga restaurimi në...

Dokumentar për Kodikun Beratinus nga Tom Therçaj. 5 dekada nga restaurimi në Kinë i dorëshkrimit të shenjtë

Nga Vasil Dardha

“Kthim tek Kodiku i Purpurt”, kështu titullohej dokumentari që Radio Televizioni Shqiptar transmetojë dje me rastin e festës së Pashkëve.
Një tjetër doumentar interesant me temë krishtërimin, pas “Misionari i Shpresës” kushtuar klerikut Don Antoio Sharra, (pas vdekjes) i cili është nderuar me çmim te parë në Itali, i producentit Tom Therçaj.

Nëpermjetintervistave,dokumentave autentike, e ngjarjeve interesante tregohet si shpëtoi nga grabitjet e pushtuesve të shumtë ky dorëshkrim i shenjtë dhe me vlerë tëjashtëzakonëshme.
Vëmëndje e veçantë i kushtohet restaurimit në Kinë 50 vjet më parë, në vitin 1971 kur Shqipëria dhe Kina, dy vendet komuniste nenshkruajnë marrëveshjen per restaurimin e doreshkrimit te rrallë.
Kodiku i Purpurt i Beratit – Beratinus është një pasuri e rrallë për historinë e mendimit të krishterë, veçmas për periudhën ekumenike të krishterimit; për raportet midis Shkrimit të Shenjtë dhe mendimit njerëzor; për shkollat e shkrimeve dhe kompetencat e shkruesit si autor; për qendrat dhe kryeqendrat kishtare në Illyricum e pastaj në dheun e Arbërit gjatë 15 shekujve; për ndikimin e hapësirës shqiptare në ungjillizimin e popujve; për rolin e fisnikërisë arbëre si ktitore dhe mbrojtëse e vlerave të kryehershme të qytetërimit të krishterë; për paqen ndërfetare dhe kulturën e ruajtes tek shqiptarët.
KodikuBeratinus i ka dhënë ndriçim emrit të Shqipërisë. Ai është pjesë e kodit të trashëgimisë dhe e rolit dhënës të kulturës shqiptare. Shkruar me ar e argjend, vlera e tij nuk matet me asnjë pasuri.

15 vjet më parë dy kodikët e purpurt të Beratit u bënë pjesë e programit më elitar të trashëgimisë shpirtërore të Njerëzimit, Kujtesa e Botës.
Është e vetmja trashëgimi e Shqipërisë në këtë listë. Vendimi u mor në mbledhjen e përgjithshme të Asamblesë së UNESCO-s mbajtur në Pekin, pikërisht atje ku ishin shëruar
20 vjet më parë, me rastin e Jubileut te 2000-Vjetorit të Krishterimit, një vëllim prej 20 fletësh i kodikut Beratinus u paraqit në ekspozitën Ungjijtë e Popujve në Vatikan. Ishte hera e parë që ky dorëshkrim shfaqej në një mjedis ndërkombëtar të specializuar.
Akademiku Shaban Sinani, që është edhe skenarist i dokumentarit “Kthim tek Kodiku i Purpurt”, konfirmon:
-KodikuBeratinus është një rezervàt vlerash të pafundme: për historinë e mendimit të krishterë, veçmas për periudhën ekumenike të krishterimit; për raportet midis Shkrimit të Shenjtë dhe mendimit njerëzor; për shkollat e shkrimeve dhe kompetencat e shkruesit si autor; për qendrat dhe kryeqendrat kishtare në Illyricum e pastaj në dheun e Arbërit gjatë 15 shekujve; për ndikimin e hapësirës shqiptare në ungjillizimin e popujve; për rolin e fisnikërisë arbëre si ktitore dhe mbrojtëse e vlerave të kryehershme të qytetërimit të krishterë; për paqen ndërfetare dhe kulturën e ruajtes tek shqiptarët.
KodikuBeratinus i ka dhënë ndriçim emrit të Shqipërisë. Ai është pjesë e kodit të trashëgimisë dhe e rolit dhënës të kulturës shqiptare. Shkruar me ar e argjend, vlera e tij nuk matet me asnjë pasuri. Sepse Beratinus-1 dhe Beratinus-2 janë vlera të paçmueshme.

Në intervistën e tij, ambasadori kinez i akredituar në Shqiperi Zhou Ding, shprehej: -“Sivjet është 50-vjetori i restaurimit dhe shfaqjes ndaj publikut të Kodikut të Purpurt të Beratit, një trashëgim i çmuar kulturor dhe fetar i Shqipërisë. 50 vjet më parë, Kodiku rrezikohej të zhdukej plotësisht, për shkak të vjetërsisë dhe dëmtimit të rëndë.
Në atë moment kyç, ishte miqësia kino-shqiptare që do të shpëtonte dhe ringjallëronte Kodikun.
RTSH-ja dhe Grupi Mediatik i Kinës (CMG, China Media Group) kanë bashkëpunuar që kjo histori e bukur, ku Kina ndihmoi Shqipërinë të restauronte Kodikët të shfaqet në ekran e të njihet nga më shumë njerëz. Ky dokumentar është kuptimplotë”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular