BallinaKryesoreTubimi elektoral në Urën Vajgurore/ Shpërtheu kundër qeverisë, kërcënohet fermeri që filmoi

Tubimi elektoral në Urën Vajgurore/ Shpërtheu kundër qeverisë, kërcënohet fermeri që filmoi

Videoja e një tubimi elektoral në Urën Vajgurore u bë virale një ditë më parë. Një qytetar shpërtheu kundër përfaqësuesit të qeverisë, Blendi Klosi. Kandidati i PS-së në Qarkun e Beratit u kërkoi mbështetje për mandatin e tretë, teksa një qytetar i tha se qeverisja socialiste nuk ka bërë asgjë dhe duhet të hapë krahun.

“8 vite nuk keni bërë asgjë, lërja tjetrit, ju jeni të lodhur totalisht. Nuk jeni më për këtë punë, ka rini plot këtu”, i tha qytetari, duke e zënë ngushtë kandidatin e Partisë Socialiste. Qytetarët u ankuan në takim se janë të mbytur në taksa.

Por të hënën u raportua se fermeri që ka bërë videon, është kërcënuar. Burimet e SYRI TV thonë se Xhimi Gjishti është personi që ka filmuar momentet kur qytetarët shprehin ankesat e tyre. Ai thotë se është kërcënuar për videon qëka bërë.

Sipas Gjishtit, ai është kërcënuar në telefon pa numër dhe ndihet i frikësuar. Gjishti deklaron se ka frikë të denoncojë në polici pasi nuk ka besim tek askush.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular