BallinaKryesoreBasha pritet me entuziazëm në Njësinë 3: Mezi të pritëm, na bënë...

Basha pritet me entuziazëm në Njësinë 3: Mezi të pritëm, na bënë me zemër me këto gjoba

Ashtu si në takimet e mëparshme, edhe këtë të martë kryedemokrati Lulzim Basha është pritur nga një numër i madh qytetarësh, në njësinë 3 të kryeqytetit. Gjatë diskutimeve në disa biznese të vogla, Basha dëgjoi shqetësimet e tyre, ndërsa tha se pas 25 prillit do të ketë amnisti për të gjitha padrejtësitë ndaj tyre.

Kryetari i PD-së, i ka dëgjuar të shprehura me dhimbshëm dhe më me forcë, problemet e mëdha ekonomike të familjeve shqiptare nga ato që mbajnë barrën më të rëndë. gratë.

Lulzim Basha: Puna e mbarë! Si je? Si kaluat?

Qytetari: Është për të qeshur pak, po ka 3 orë qe mezi pres të vish! Ky shqetësim që duhet të jetë edhe për të gjithë këto biznese e vogla. Çmimi me 350 lekë të vjetra loz por edhe me 200 lekë. Para 3 vjetësh më kanë vënë një gjobë, i kanë thënë edhe gocës 120 milionë kanë 3 vjet që na sorollasin lart e poshtë, poshtë e lartë, as përgjigje as asgjë.

Lulzim Basha: Për këtë biznesin 4 metra katrorë?

Qytetari: 4 metra katrorë, 120 milionë lekë gjobë. Jam bërë me zemër e tension se vinin tufë, nuk dua të ofendoj ndonjë njeri, por me atë sahat nuk e di se çfarë bëhet!

Lulzim Basha: I gjithë sistemi i gjobitjes së biznesit të vogël? Qytetari: E kam dëgjuar sot në gazetë atë që kishe thënë dhe të përgëzoj për atë.

Lulzim Basha: I cili do të hetohen të gjithë këto që kanë bërë këtë punë dhe do të bëhet amnisti për të gjithë këto padrejtësi për biznesin e vogël dhe për familjet. Kështu që jeni mbajtur si jeni mbajtur këto dy javë të gjithë bashkë me 25, t’ia përplasim në fytyrë derën t’ia mbyllim derën të keqes, voto për ndryshimin. Mbështetjen nuk e kursyen dh votues të së majtës, të cilët kësaj radhe i bashkohen liderit të opozitës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular