“Shqipëria kërkon ndryshim. Ndryshmi nis duke garantuar të ardhurat tuaja, prandaj duhet rritur paga minimale”. Kështu deklaroi sot zëdhënësja e fushatës së PD Floriana Garo në një dalje për mediat.
Ajo theksoi se Lulzim Basha, i cili hartoi plane konkrete të detajuara me një ekip ndërkombëtar ekspertësh, do të sigurojë që çdo familje në Shqipëri të mund të jetojë një jetë të denjë.
“Në 8 vite më Ramën, Shqipëria ka pagën minimale më të ulët në Europë. Rama nuk do ta sjellë ndryshimin në Shqipëri, ne nuk duhet ta lëmë atë të vazhdojë.
Dështimi po troket në derë për herë të tretë. Ne nuk duhet t’ia hapim derën. Thojini jo Ramës! Shqipëria duhet të ecë përpara.
Ne nuk mund ta lejojmë atë të vazhdojë edhe për një mandat të tretë.
Lulzim Basha, i cili hartoi plane konkrete të detajuara me një ekip ndërkombëtar ekspertësh, do të sigurojë që çdo familje në Shqipëri të mund të jetojë një jetë të denjë.
Më 25 prill, të gjithë ne do të votojmë për Bashën dhe Partinë Demokratike, për t’i sjellë shpresë Shqipërisë. Shqipëria fiton!”, deklaroi Garo.