BallinaKryesoreProvokimi i Ramës/ Reagon Neranxi: Banorë të Bregut, bëjani tërmet Damianit

Provokimi i Ramës/ Reagon Neranxi: Banorë të Bregut, bëjani tërmet Damianit

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama jo vetëm që është tallur me drejtësinë e re dhe posaçërisht me SPAK për çështjen e krimeve elektorale, por edhe ka provokuar vlonjatët duke ua bërë fakt të kryer një “tërmet” votash si ai që Damian Gjiknuri bëri në Dibër.

Pas reagimeve të shumta në rrjet, edhe kryetari i Shoqatës për Mbrojtjen e Pronave, Shtëpive, Kulturës dhe Historisë Himarë, Nikollaq Neranxi, ka komentuar këtë të martë videon e publikuar ditën e djeshme nga kryeministri Edi Rama, ku ky gjatë një bisede telefonike ai pyet Damian Gjiknurin, se a po bën “tërmet” votash edhe në Vlorë!“A i morët pronat që ju premtoi Damiani 5 vite më parë, apo morët atë që thonë vlonjatët në barcoleta?”, shkruan Neranxi duke ju kërkuar njëkohësisht atyre që t`ja bëjnë Ramës e Gjiknurit,  tërmet e kaluar tërmetit, që t’ju shembet nën këmbë, toka që ju grabitën!

Statusi i plotë i biznesmenit Nikolla Neranxi

Banorë të Bregut, bëjani tërmet Damianit!

Ky është një nga ato raste kur i përulem sinqeritetit të Kryeministrit, sepse jam vetë dëshmitar se si e bën tërmetin shoku Damian. Nëse lart në Dibër, me tërmet alla Damian, rilindasit nënkuptojnë, mbush kutitë e PS-së me vota, në zonën e Bregdetit të Jugut, tërmeti është shumë më shkatërrues se kaq!

Gjatë viteve të qeverisjes së Damianit dhe shokëve (hajdutëve) të tij, zona më e bukur, më turistike dhe më me vlerë e Shqipërisë, u grabit dhe u plaçkit cep më cep.

Gjatë procesit të grabitjes, Damiani, asokohe ministër, kalonte ndonjëherë nga Himara dhe thoshte ndonjë gënjeshtër, si kjo në video që daton 6 tetor 2016, ku ai premtonte çertifikata pronësie për pronarët e ligjshëm.

Banorët e zonës natyrisht që nuk e besuan, prandaj e përcollën me fishkëllima, por ja ku erdhën zgjedhjet e tjera dhe tërmeti Damian, me urdhër të shefit, duhet të mashtrojë përsëri

Tani unë kam një pyetje për banorët e asaj zone: “A i morët pronat që ju premtoi Damiani 5 vite më parë, apo morët atë që thonë vlonjatët në barcoleta?” Përgjigja është që çërtifikata pronësie morën vetëm grabitësit.

Prandaj, pikërisht për këtë arsye, edhe ju me 25 prill, duhet t’i jepni Damianit dhe shokëve të tij, të njëjtën gjë që ata ju dhanë ju për kaq vite.

Bëjani tërmet e kaluar tërmetit, që t’ju shembet nën këmbë, toka që ju grabitën!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular