BallinaAktualitetPunësimet e paligjshme në prag të zgjedhjeve/ PD i kërkon Drejtorisë së...

Punësimet e paligjshme në prag të zgjedhjeve/ PD i kërkon Drejtorisë së Thesarit listën me emra

spot_img
spot_img

Anëtarja e Komisionit Rregullator, e propozuar nga Partia Demokratike, Helga Vukaj, i kërkoi komisionerit që t’i drejtohet me një kërkesë drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit për listën e të punësuarve që nga muaji dhjetor dhe deri më sot.

Kjo kërkesë, theksoi Vukaj, vjen pasi ka pasur shumë denoncime për punësime të paligjshme në prag të zgjedhjeve në kundërshtim me nenin e veprimtarive të ndaluara disa muaj para zgjedhjeve

“Punësimet e paligjshme bien ndesh me aktin për renditjen e veprimtarive të ndaluara. Duke qenë se ne jemi një prej shtyllave që marrim përgjegjësi dhe duhet të angazhohemi për të rritur karakterin e përgjegjësive i kërkoj komisionerit t’i adresohet drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit për të sjellë listën e të punësuarve nga data 15 Dhjetor 2020 deri sot që flasim.

Kjo do të sheshojë denoncimet apo bërjen publike të këtij fenomeni ose të veprimtarive që konsiderohen të ndaluara. Edhe pse na ndajnë shumë pak kohë nga dita e zgjedhjeve kam përshtypjen se do të jepte efektet e tij. Do ishte benefit të reagonim me një akt për të shuar aludimet për këtë fenomen”, deklaroi Vukaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular