BallinaKryesore“Është qarku më i varfër në vend”, Dhurata Çupi shpalos programin e...

“Është qarku më i varfër në vend”, Dhurata Çupi shpalos programin e PD-së për Dibrën

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës Dhurata Çupi e ftuar në Fax News ka folur në lidhje me fushatën elektorale.

Gjatë bisedës ajo ka thënë se qarku i Dibrës është më i varfri në Shqipëri dhe bazuar në statistika është një qark pa investime edhe pse ka  pasuri natyrore të jashtëzakonshme.

Dhurata Çupi ka thënë se një nga problematikat më shqetësuese është largimi i të rinjve nga vendi dhe sipas saj kjo tregon mungesën e  vëmendjes së qeverisë ndaj këtij qarku.

“Ka të rinj që janë larguar nga vendi,banorë të këtij qarku janë larguar nga vendi jo nga qarku në qark dhe kjo tregon faktin e një mungese totale të vëmendjes së qeversië në atë qark.”

Çupi ka thënë se kanë hartuar një program dhe se ka mbështetje nga qytetarët.

“Kemi një program, komunikojmë mbi këtë program me qytetarët dhe shikoj që ka shpresë.”, ka thënë ajo.

Kandidatja e PD ka theksuar se nuk ka patur asnjë investim në asnjë njësi administrative dhe qytet dhe ka pretenduar se muajt e fundit mund të jetë bërë ndonjë investim për shkak të fushatës.

Ndër të tjera Çupi nuk ka harruar të thojë se ka mbështetjen e njerëzve.

“Ka qytetarë që e shprehin hapur mbështetjen,ka qytetarë që e mbështesin programin e Partisë Demokratike,ka qytetarë që kanë besim tek Lulzim Basha.”

Ajo është shprehur optimiste për zgjedhjet e 25-prillit dhe besimplotë për fitoren në qarkun Dibër.

E pyetur nga gazetarja e Fax News se si po menaxhohet fushata elektorale në kushtet e vështira të krijuara nga pandemia Çupi është përgjigjur se ka komunikuar me qytetarët në ambiente të hapura.

“Unë kam komunikuar  me qytetarët në ambiente të hapura, jam munduar edhe pse qytetatarët tashmë tentojnë të të takojnë, tentojnë të të afrohen, përpiqem të jem ekujdesshme në dhenien e mesazhit për te ,mbajtur një distancë.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular