BallinaKryesoreFshatarët e Pajovës: Zoti Basha, vini fuqi të madhe për popullin, se...

Fshatarët e Pajovës: Zoti Basha, vini fuqi të madhe për popullin, se na mori lumi me këta!

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, në vizitën e tij në qytetin e Peqinit, është ndalur në fshatin Pajovë ku ka biseduar me fermerë të këtij fshati. Të harruar për 8 vite nga shteti, fermerët thanë se nuk kanë marrë asnjë subvencion dhe nuk është bërë asnjë investim në infrastrukturën bujqësore. Ata gjithashtu shprehën mbështetje për Partinë Demokratike më 25 prill, si shpresa e vetme për të kthyer shtetin.

“Pajovën, Rilindja komuniste e futi në 100 fshatrat turistikë edhe është zhvilluar Pajova!!! Unë banoj në Çengelaj, kam 1900 rrënjë dardha dhe nga të gjitha subvencionimet, unë kam marrë vetëm në kohën e qeverisë Berisha dhe që pas asaj kohe nuk kam marrë asnjë lekë. Këtu nuk ka asnjë të ardhme. Rilindja nuk i ka shkuar në ëndërr për fshatin dhe fakte ka plot. Partia Demokratike për mua është shansi i fundit për shqiptarët. Nëse nuk do të arrihet të bëhet shtet ky vend do të marrë fund.” – tha Iset Kurti.

“Në radhë të parë, ju falenderoj dhe gëzohem shumë që ju jeni me fermerët e Pajovës! Fermerët e Pajovës kanë 100 e 1000 halle, në çdo lloj drejtimi. Ne do të kapim disa gjëra të vogla, të vogla s’janë për ne, ato janë shumë të mëdha, sidomos kullimet gjatë gjithë kohës nuk bëhen fare, kanalet e dyta që quhen, po i kanë me ca tokat. Dhe çfarë prodhimi do të marrim ne? Ka mbirë luleverdhë, i themi ne fshatarët, shumë keq! Morëm rreth 61 skavator dikur, në një kohë, para tetë viteve, asnjë lloj skavatori nuk shohim për të bërë pastrime. Kështu që, juve zoti Basha, i vini fuqi të madhe për popullin shqiptar! Ne bashkë, neve të gjithë, jo vetëm ti, se duhet të jemi të gjithë të bashkuar, se na mori lumi, na mori me këtë formë që bëjnë këta!” – u shpreh një nga fermerët.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular