Një aksident ka ndodhur në aksin Balldre-Lezhë. Automjeti ka përplasur një motor dhe drejtuesi i kësaj të fundit është dërguar në spital, raporton gazetari Helidon Ndreka për BalkanWeb.
Drejtuesi i motorit ka marrë plagë pas përplasjes dhe po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës.