BallinaKryesorePipero sulmon opozitën/ Lubonja: Vetëm ai u pasurua nga pandemia

Pipero sulmon opozitën/ Lubonja: Vetëm ai u pasurua nga pandemia

Këtë mëngjes kryeministri Edi Rama ka publikuar spotin e radhës për Partinë Socialiste, në të cilën shfaqet mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero.

Ky i fundit u drejtohet politikanëve të opozitës, duke i akuzuar se po dëmtojnë rëndë procesin e vaksinimit në Shqipëri. Madje, se po rrezikojnë sezonin turistik.

Pipero përpiqet t’u japë një mesazh shqiptarëve mbi kontrastin mes maxhorancës dhe opozitës, duke u sugjeruar të zgjedhin “jetën”, numrin 12 në listë.

Ndërkohë mbëmë, analisti Fatos Lubonja, përmes një lidhje direkte nga Italia për emisionin “Real Story”, deklaroi se nga pandemia sipas tij, është pasuruar mjeku infeksionit Pëllumb Pipero.

“Sondazhet janë të manipuluara, pa dyshim, është absurde të dëgjosh që në sondazhe janë të pakënaqur dhe 50% votohet për PS. Ata nuk dinë kë kanë pyetur, Piperon më duket, se ai është pasuruar nga pandemia. Këtu është fjala për tetë vite që është bërë një qeveri e dhunshme. Duhet një ndryshim dhe rotacion, por dyshoj të ketë rotacion. Sepse ç’kanë bërë këta si parti për votën dhe duhet një bashkim i forcave opozitare për të mbrojtur votën. Ata nuk janë bashkuar”, tha Lubonja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular