BallinaPolitike‘’Ndotje dhe erë të rëndë’’, Gjekmarkaj publikon peticionin e banorëve në Lezhë:...

‘’Ndotje dhe erë të rëndë’’, Gjekmarkaj publikon peticionin e banorëve në Lezhë: I kanë kërkuar ndihmë shtetit, por asnjë zgjidhje konkrete

Kandidati për deputet i PD, Agron Gjekmarkaj ka publikuar një peticion të banorëve të lagjes Skënderbeg në Lezhë ku një fabrikë e përpunimit të zorrëve të kafshëve shkakton ndotje dhe erë të rëndë.

Gjekmarkaj thotë se banorët i kërkojnë ndihmë shtetit me anë të peticionit, por s’kanë marrë asnjë zgjidhje konkrete.

Ai shton se duhet një zgjidhje për rrezikun shëndetësor për qindra familjeve, ndërkohë t’i hapet rrugaedhe biznesit të vijojë punën konform ligjit.

 

STATUSI NGA AGRON GJEKMARKAJ

Banorët e Lagjes Skenderbeg në Lezhë, zonë ku ushtron aktivitetin dhe një fabrikë e përpunimit të zorrëve të kafshëve që shkakton ndotje dhe erë të rëndë, më paraqiten një peticion që i kanë kërkuar ndihmë shtetit por asnjë zgjidhje konkrete.

Është e pakuptueshme se si instancat e shtetit nuk i japin një zgjidhje rrezikut shendetësor që i kanoset qindra familjeve dhe në të njëjtën kohë te gjendet mënyra që dhe biznesi të vijojë aktivitetin konform ligjeve në fuqi.

Pra të sigurohet e drejta e familjeve të jetojnë si gjithë të tjeret në kushte të barabarta por edhe biznesit pa cënuar jetesen e qytetarëve dhe anasjelltas.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular