BallinaKronike“On the way”/ Tentoi t’i jepte ndihmën 4 klandestinëve që të kalonin...

“On the way”/ Tentoi t’i jepte ndihmën 4 klandestinëve që të kalonin kufirin drejt Malit të Zi, pranga të riut në Shkodër

Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi tentoi që t’i jepte ndihmë 4 shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit. Në kuadër të operacionit të koduar “On the way” ra në pranga shtetasi me inicialet S.M., banues në Shkodër.

Ky shtetas është kapur në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit, duke transportuar me një mjet tip “Benz”, 4 shtetas nga vendet e treta, drejt Malit të Zi, me destinacion final vendet e BE-së.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular