BallinaKryesore"Shqipëria Fiton", Taulanda Jupi prezanton programin e PD për artin kulturën dhe...

“Shqipëria Fiton”, Taulanda Jupi prezanton programin e PD për artin kulturën dhe trashëgiminë

PROGRAMI PËR ARTIN, KULTURËN DHE TRASHËGIMINË, PREZANTIMI I TAULANDA JUPI

Të nderuar miq,

Mënyra si i konceptojmë, përvetësojmë, promovojmë dhe investojmë në art, kulturë apo trashëgiminë e kulturës dhe të mendimit, tregon shkallën e civilizimit së cilës i përkasim si individ, si shoqëri dhe si komb.
Duke mbështetur në parime si decentralizimi ,depolitizimi demokratizimi i kulturës , dimensioni ekonomik i kulturës apo kultura si e drejtë humane, krenarisht sot prezantojmë programin për artin kulturën dhe trashëgiminë kulturore AKT-2%.
Programi AKT-2%, në vizionin qeverisës të Lulzim Bashës ka si qëllim strategjik të rrisë në mënyrë progresive buxhetin për kulturën deri në nivelin 2% të buxhetit të shtetit dhe përmes rritjes së investimit publik, të ktheje artin, kulturën dhe trashëgiminë kulturore në një industri kreative funksionale, të integruar dhe konkurruese, jo vetëm me impakt social por edhe ekonomik.
Objektivat politik të programit AKT 2% janë :
1.Art dhe kulturë e aksesueshme për këdo, jo vetëm si një drejtë humane, por si një faktor themeltar për një shoqëri më të shëndetshme, më tolerante dhe gjithpërfshirëse.

2. Një gjuhë, një kulturë, një komb.
Një program mbarkombëtar mbështetur mbi politika dhe vendimarrje të përbashkët me qeverinë e Kosovës, për zhvillimin dhe bashkëpunim në fushën e artit dhe kulturës, gjuhës dhe edukimit, ruajtjes e promovimit të trashëgimisë kulturore dhe historike, për unifikimin e mendimit tonë kombëtar, është hapi i parë për jetësimin e misionit historik dhe objektivit tonë politik drejt një bashkimi kulturor kombëtar “Një gjuhë, një kulturë, një komb” dhe ka të gjithë vullnetin politik në vizionin qeverisës të Lulzim Bashës.
3. Komunizmi në kryqëzimin mes kujtesës dhe historisë, të vërtetës dhe interpretimit ëtshë një objektiv politik për një reflektim social përmes artit, kulturës , trashëgimisë së kulturës dhe asaj të mendimit që lidhet me këtë periudhë .
4.Integrimi i Shqipërisë përmes artit, kulturës Promovimi i vlerave tona më të mira të trashëgimsë kulturore, krijimtarisë dhe kulturës sonë dinamike përmes një bashkëpunimi kulturor kombëtar, rajonal, ndërkombëtar është diplomacia më e mirë drejt integrimit të Shqipërisë dhe kombit shqiptar drejt Bashkimit europian.
Për të siguruar suksesin e Programit kombëtar AKT-2% kemi këto Objektivat Strategjike :
Hartimi i një mjedisi ligjor.
Rishikim të politikës fiskale në të gjithë spektrin e industrisë kreative dhe industrisë së botimeve.
Reformimi i thellë funksional i institucionve të artit dhe kulturës.

Hartimi i një mjedisi ligjor që garanton zbatimin e këtij programi për reformim funksional të artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore duke specifikuar këtu rishikim dhe hartim në standardet europiane të të gjithë spektrit të paketës ligjore.
“Ligji i ri për Artin, Kulturën dhe Krijimtarinë”
“Ligjin për të Drejtën e Autorit dhe të Drejta të tjera të lidhura me të” i cili kërkon plotësimin dhe përmirësimin e kornizës ligjore me qëllim një mbrojtje më të madhe të të drejtave autoriale dhe pronësisë inelektuale dhe zbatueshmë rinë në të gjithë territorin.
Reformimi i “Ligjit për Kinematografinë”duke krijuar mundësitë përmes politikave dinamike të stimulojë sektorin kinematografik për bashkëprodhim me kompani të huaja, me fokus në fuqizimin e sektorit vendas dhe atë kombëtar në rajonin e ballkanit. Krijimi i mekanizmave për një bashkëpunim më efektiv të kompanive dhe enteve kinematografike të komuniteteve shqipfolëse si një angazhim për rritjen e impaktit, prezencës dhe ndikimit të produktit kinematografik kombëtar në rajonin e ballkanit dhe në Bashkimin Europian.
“Ligjit Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”. Zbatimi i mekanizmave funksional me qëllim ruajtjen, promovimin dhe veçanërisht miradministrimi i qëndrueshëm e transparent të pasurive kulturore, muzeale dhe arkeologjike kombëtare duke rivlerësuar skemat e aplikuara deri tani në menaxhimin e tyre në pë rputhje me parimet e UNESC-os dhe legjislacionin e Bashkimit Europian.
Ligjit për Statuset dhe Pensionet e Profesioneve të vështira, i cili trajton trajtim specific kërkesat të artistëve dhe uljen e moshës së pensionit për disa kategori të punonjësve, në fusha të ndryshme të artit
Krijimi i Regjistrit Kombëtar të Artistëve të Pavarur i cili është një domosdoshmëri dhe rregullon funksionimin e tregut të artit dhe kulturës, sistemon marëdhëniet individ- shtet në çdo sektor të kulturës.
Ligji për Sponsorizimet dhe Nxitësit Fiskalë, plotësimi i tij me kornizën e duhur ligjore për ta bërë më fleksibël dhe funksional me qëllim forcimin, fuqizimin dhe çlirimin e tregut të artit dhe kulturës si dhe nxitja e filantropisë.

Rishikim të politikës fiskale në të gjithë spektrin e industrisë kreative, duke filluar që tek industria e botimeve, artet pamore, artet e performuara, kinematografia e deri individi krijues dhe operatorët privat, për të çliruar tregun dhe për ta bërë produktin e krijimtarisë më konkurues dhe të lëvizshëm në rajon dhe përtej.
Një qasje dhe politikë fiskale më tolerantë fillon me uljen e tatimit në burim mbi të ardhurat në masën nga 15% në 9% për të gjithë spektrin e industrisë kreative.

Rishikimi dhe rikonceptimi fiskal në industrinë kinematografike duke aplikuar një politikë dinamike të kombinimit efektiv të tax-rebates me Film Comissions për promovimin e territorit, hospitalitetin si edhe kontribute shtese nga pushteti lokal e qëndror, me synim shndërrimin e Shqipërinë në një atraksion për prodhimet dhe distribucionet ndërkombëtare të industrinë kinematografike.

Rivlerësimi i barrës fiskale, thjeshtimi apo unifikimi i taksave të aplikuara në hallka të ndryshme të industrisë së botimeve.

Reformimi i thellë funksional i institucionve të artit dhe kulturës për të siguruar suksesin e programit AKT-2%, do të jetë faza e parë e zbatimit të këtij programi. Këtij reformimi apo rikonceptimi do t’i nënshtrohen institucionet e artit dhe kulturës në varësi të pushtetit qëndror dhe atij vendor por në krye të çdo premtimi do të qëndrojë :

Rindërtimi i Teatrit Kombëtar , aty ku ishte, ashtu si ishte.
Rikonceptim në infrastrukturën funksionale të Tearit Kombëtar të Operas dhe Baletit referuar modeleve europiane, për ta kthyer këtë institucion në prodhues të një produkti artistik që përfaqëson vlera ë vërteta dhe kulturë të një kombi të qytetëruar.

Reformim i teatrove duke synuar një ndryshim thelbësor nga mënyra si funksionojnë këto institucione sot në Shqipëri. Në përputhje me parimin e decentralizimit dhe qëllimit tonë politik “Art dhe kulturë e aksesueshme për këdo, si një e drejtë humane”, do të fitojnë statusin e teatrit kombëtar teatri:
“Migjeni” Shkodër,
“Andon Zako Çajupi” Korçë
“Petro Marko” Vlorë.
Në bashkëpunim më organet e pushtetit vendor mbështetur mbi kornizën ligjore të “Ligji i ri për Artin, Kulturën dhe Krijimtarinë” institucionet e artit shndërrohen në fondacione, një model që vendos në funksion mekanizma të balancuar menaxhimi dhe i jep liri institucioneve të artit si teatrove, muzeumeve dhe galerive, të rritin të ardhurat përtej fondeve publike të akorduara nga buxheti i shtetit.
Biblioteka Kombëtare përtej funksionit të saj në shërbim të komunitetit është i vetmi institucion që ruan trashëgiminë tonë të mendimit dhe të gjuhës si dëshmi e identitetit dhe kulturës sonë kombëtare. Biblioteka Kombëtare do t’i nënshtrohet një rikostruksioni të thellë për të mundësuar zgjerimin dhe shtimin me mjedise të reja e bashkëkohore dhe kushte të tjera të domosdoshme.
Po kështu bibliotekat vendore dhe bibliotekat shkollore në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës do të investohen nga “Fondi i Veçantë për Librin” parashikuar si një vektor nxitës dhe ndërhyrje emergjente për përditësimin fondit të bibliotekave me botime dhe tituj sipas specifikave të tyre, për ta përafruar sa më shumë lexuesin, sidomos lexuesin e ri tek libri.
Krijimi dhe themelimi institucioneve të reja të artit e kulturës, është parathënia e për zbatimin dhe suksesin e AKT- 2%:
Qendrës Kombëtare të Artit Bashkëkohor (QKAB),
Fondacioni për Letërsinë Shqipe
Agjensia e Librit Shqip
Teatri “ RINART”-teatri për artistët e rinj të arteve të përformuara
Teatri Alternativ
Biblioteka e re qytetit të Tiranës
Shkolla e Cirkut
Shkolla e Restauratorëve (pranë Instituti i Monumenteve të Kulturës)
Drejtoritë Rajonale të Kulturës – të cilat do të kenë varësi të dyfishtë
Programe të tjerë që do të mbë shtesin në objektivat specific janë :
“Thesaret e Shqipërisë”
“Urat të Kuturës Kombëtare”
“Mendje kurioze, kritike, kreative“
“ART -bank”
“RINFOND” ky i fundit një program që mbështetet nga një fond i dedikuar për artistët e rinj në të gjitha fushat e krijimtarisë, për të mundësuar kalimin e tyre nga shkolla drejt tregut të punës, promovimin dhe mundësinë e punësimit si artistë të pavarur.

AKT-2% nuk është thjesht dhe vetëm një program politik, ky është një program kombëtar i hartuar mbi pasionin, enregjinë , motivimin dhe padyshim besimin se vizioni qeverisës i Luzim Bashës do ta e kthejë këtë program në gurthemelin e një epoke të re për artin, kulturën dhe trashëgiminë historike dhe pasurinë tonë të mendimit.
Me këtë program Shqipëria Fiton Kulturën!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular