BallinaKronike‘’S’ka pasur negociata me Albcontrol’’, avokati i kontrollorëve ajrorë: Kërkojmë rrëzimin e...

‘’S’ka pasur negociata me Albcontrol’’, avokati i kontrollorëve ajrorë: Kërkojmë rrëzimin e akuzave, kanë qëllim tjetër nga respektimi i ligjit

Avokati i kontrollorëve të Albcontrol, Rezart Kthupi është prononcuar për mediat pas seacën gjyqësore për tre të arrestuarit për grevën në Rinas.

Kthupi thotë se mes kontrollorëve dhe Albcontrol më parë ka pasur takime, por jo negociata., ku thjesht janë informuar se vendimi është për uljen e pagave dhe nuk ndryshohet.

Ai thekson se në gjyq do të kërkohet rrëzimin i akuzave pasi kanë qëllime të ndryshme nga respektimi i ligjit.

AVOKATI: Rikthimi i pagave që nga prilli i 2020 për uljen e tyre. Kemi kaluar në fazën e shqyrtimit gjyqësore. Ishte seanca përgatitore.

Paditësi është Sindikata. Sindikata përfaqëson kontrollorët, pastaj efektet tek të gjithë punëtorët.

PYETJA: Negociata mes kontrollorëve me Albcontrol?

AVOKATI: Ka pasur takime, jo negociata. Do të thotë që ka mundësi, kurse në takime ka thënë që s’ka negociatë, vetëm informim.

Nuk e dimë çfarë do kërkojë Prokuroria, kërkojmë rrëzimin e akuzave. Është një akuzë e ngritur për qëllime të ndryshme nga respektimi. Deduksionin e bëni ju.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular