BallinaKryesoreSpaho me fermerët në Korçë: Me subvencionet dhe investimet në infrastrukturë, shpëtojmë...

Spaho me fermerët në Korçë: Me subvencionet dhe investimet në infrastrukturë, shpëtojmë bujqësinë nga konkurrenca e importit

Koordinatori politik i PD-së në qarkun e Korçës, Edmond Spaho u ndal sot në Pirg, ku shpjegoi prioritetet e qeverisë së Lulzim Bashës për bujqësinë dhe për rritjen ekonomike në tërësi të fshatit. Spaho tha se për qeverinë e ardhshme ka rëndësi strategjike prodhimi bujqësor vendas dhe për këtë arsye kur të dalë ky prodhim, doganat do të mbyllen duke iu referuar rritjes së referencave.

“Do të subvencionojmë gjerësisht prodhimin bujqësor me 100 milion euro çdo vit dhe 50 milion euro investime në sistemin e kullimit dhe vaditjes, si dhe mekanizmave bujqësore. Ne synojmë që ta modernizojmë sektorin e bujqësisë dhe ta bëjmë konkurrues me vendet e rajonit”, tha ai. Mes të tjerash Spaho konfirmoi sërish masat e tjera lehtësuese për fermerin, sikurse është ulja e çmimit të energjisë dhe e karburantit. “Do ta çojmë çmimin e energjisë si në vitin 2013, ndërsa do të vendoset fasha prej 300 kilovat orë për familjet në nevojë.

Vendimi i parë i Lulzim Bashës kryeministër do të jetë heqja e taksës së qarkullimit në mënyrë që çmimi i naftës të ulet në 1200 lekë”, shtoi Spaho. Duke shpjeguar politikat e tjera social-ekonomike të programit të PD, kandidati Spaho tha se rritja e pagave dhe pensioneve si dhe ndihma ekonomike, do të jenë në fokus të mandatit të parë.

“Pagesat e prapambetura për sigurimet shoqërore për pensionet në qeverisjen e PD ishin 17 mijë lekë të vjetra, ndërsa sot janë 450 mijë. Këto pagesa do t’i kthejmë ku kanë qenë më parë. Pensionet janë rritur vetëm 2 mijë lek ndërsa pagat zero leke gjate 8 viteve te fundit. Në mandatin e ardhshëm qeveritar do të rrisim 25 përqind pagat dhe 25 përqind pensionet. Lulzim Basha do të dyfishojë ndihmën ekonomike në 160 mijë lekë. Shteti do të paguajë tarifat e Universitetit dhe programit Master për fëmijët e familjeve me të ardhura me pak se 640 mijë lekë në muaj. Familjeve të reja do tu paguhen 30 mijë lekë në muaj për çdo lindje pesë vite rresht sepse për ne është prioritet rritja e popullsisë”, u shpreh Spaho.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular