BallinaBotaNë Shqipëri mbërritën 100 mijë vaksina të tjera të “Sinovac”

Në Shqipëri mbërritën 100 mijë vaksina të tjera të “Sinovac”

Në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë mbërritën 100 mijë vaksina të tjera të kompanisë kineze “Sinovac”. Ngarkesa u prit nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, si dhe ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.

Ministrja Manastirliu deklaroi se për shkak të bllokimit të aeroportit procesi i procedurave të vaksinave u shty për 48 orë. “Vaksinat erdhën në një kohë të shpejtë, për të vijuar me planin tonë për vaksinimin masiv. Prej vonesës së bllokimit, na duhet koha e nevojshme qoftë e dokumentacionit, mekanizimit, shpërndarjes dhe të vijojmë hapjen e fashave 60 dhe 65 vjeç dhe punonjësit e shërbimeve kritike. Me 192 mijë vaksina “Sinovac” dhe tani me këtë ngarkesë prej 100 mijë do të vijojë vaksinimi i popullatës, në përpjekje për të kryer vaksinime dhe në muajin maj”, -tha Manastirliu.

Ndërsa ministri Ahmetaj tha se Këshilli i Ministrave ka dhënë miratimin që në Shqipëri të mbërrijnë në fillim të javës së ardhshme 50 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V. (Irma)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular