BallinaAktualitetFOTOT/Statuja e re e Krishtit do të jetë më e lartë se...

FOTOT/Statuja e re e Krishtit do të jetë më e lartë se e Rios në Brazil

Një statujë e re e Krishtit që po ndërtohet në Brazil, do të jetë më e lartë se statuja e famshme në Rio de Janeiro

“Krishti Mbrojtësi” në qytetin jugor të Encantado do të jetë i lartë 43 metra me piedestalin e tij, duke e bërë atë statujën e tretë më të lartë të Jezusit në botë.

Një kokë dhe krahët e shtrirë u shtuan në strukturë gjatë javës së kaluar, e cila filloi në vitin 2019.

Ideja erdhi nga politikani vendas, Adroaldo Conzatti, i cili vdiq në muajin mars nga COVID-19.

Projekti 350 mijë dollarësh pritet të përfundojë këtë vit, thotë grupi i Shoqatës së Miqve të Krishtit që po e organizon atë.

Ajo po financohet nga donacione nga individë dhe kompani, shton shoqata, raporton BBC.

Statuja është 36 metra nga dora në dorë. Një ngritje e brendshme do t’i çojë turistët 40 metra lart.

Statuja e re e Krishtit do të jetë më e lartë se e Rios

Statuja e re e Krishtit do të jetë më e lartë se e Rios

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular