Identifikohet autorja dhe viktima e krimit në Maqellarë të Dibrës, ku nusja vrau me thikë vjehrrën e moshuar. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton për‘BalkanWeb’ se autorja është Miranda Markja, 44 vjeç, ndërsa viktima, Nazmije Markja, 74.
Sipas dëshmisë së banorëve të zonës, mes nuses dhe vjehrrës ka pasur shpeshherë konflikte, ndërsa viktima kishte kërkuar urdhër mbrojtjeje edhe në polici.