BallinaAktualitetRama dha urdhrin, Komiteti e zbaton: Shqipëria mbyllet në orën...., nisin fluturimet...

Rama dha urdhrin, Komiteti e zbaton: Shqipëria mbyllet në orën…., nisin fluturimet me Anglinë

Pak ditë më parë Edi Rama dha urdhrin për të zgjeruar fashën e orarit, Komitetit Teknik sot nuk i ngeli gjë tjetër veç ta zbatojë atë. Në një mbledhje të sotme, Komiteti Teknik është shprehur se nga dita e hënë, 12 prill do të shtyhet orari i mbylljes nga ora 20:00 në orën 22:00.

“Në vlerësim të situatës së 6 javëve të fundit Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur zgjatjen e orës së lejuar të qarkullimit të qytetarëve deri në orën 22:00 të mbrëmjes duke filluar nga dita e nesërme dt 12 Prill. Po keshtu aktivitetin e bareve dhe restoranteve. Do të vijojë të mbeten në fuqi të gjitha masat e orës police nga ora 22:00- 06:00 të mengjesit. Imapkti I lehtësimit të mësipërm do të monitorohen në vazhdimësi nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për një periudhë dy javore. Gjithashtu duke marrë në konsideratë përmirësimin e ndjeshëm të situatës së epidemisë në Mbretërinë e Bashkuar një shtet i cili ka pasur një ecuri shembullore sa i përket vaksinimit, e cila është pasyqruar me rënien e ndjeshme të të shtruarve në spitale dhe fataliteteve Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar rihapjen e fluturimeve me këtë shtet”, deklaroi Manastirliu.

Duke bërë me dije se lehtësimet po vijnë si rezultat i situatës dhe muajit të shenjtë të Ramazanit, Manastirliu u ka bërë apel qytetarëve të vijojnë në zbatimin e masave antiCOVID.

“Situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme me tendencë në rënie të incidencës dhe kjo është vënë re nga java e tretë e Marsit dhe në vijim. Rënie është vënë re edhe sa i takon % së pozitivitetit të rasteve të reja ku gjatë javëve të fundit ka rënë deri në 12%. Rënia shënohet edhe në shtrimet në spitale. Prej 4 ditësh nuk ka pacientë në Spitalin COVID 4, i cili do vijoj të jetë në gatishmëri, por që pa dyshim është një tregues pozitiv i situatës në spitale. Aktualisht niveli i shfrytëzimit të shtratit është nën 30%, ndërsa terapia intensive nën 13%. Më duhet të shtoj se kemi patur një tjetër arsye që na ka motivuar në vendimin tonë. Lehtësimi I argjerimit për besimtarët Myslimanë në muajin e shenjtë të Ramazanit që nis në datën 13 Prill, duke uruar një muaj sa më të lehtë dhe të mbarë dëshiroj të përsëris thirrjen time që të mbajmë parasysh dhe mos neglizhojmë asnjë moment distancimi, maskën, higjenën”, tha ministrja.

Duke folur për procesin e vaksinimit Manastirliu tha se sot ka vijuar vaksinimi i moshave mbi 65 vjeç dhe ditë e hënë vijon mbi 60 vjeç. Që prej fillimit të vaksinimit antiCOVID janë kryer në total 256,848 vaksinime. Vendimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve do të jenë në fuqi për 2 javët e ardhshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular