BallinaPolitikeMeta sulmon Ramën: I sëmuri Surrelit e ka gati dhomën te spitali...

Meta sulmon Ramën: I sëmuri Surrelit e ka gati dhomën te spitali psikiatrik

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nëpërmjet zëdhënësit të tij, Tedi Blushi, ka sulmuar sërish kryeministrin Edi Rama

Në një status në Facebook, Tedi Blushi, shkruan se “i sëmuri i Surrelit, që tmerrohet nga afrimi i 25 Prillit e ka bërë gati edhe dhomën ku do të shtrohet më 26 Prill”.

“Ora e gjykimit popullor po afron!
Përballjes me Presidentin Meta nuk i shmangeni dot,” shkruan më tej ai

Statusi i plotë

I sëmuri i Surrelit, që tmerrohet nga afrimi i 25 Prillit e ka bërë gati edhe dhomën ku do të shtrohet më 26 Prill, në kërkim të rrethanave lehtësuese për vjedhjet kriminale, që u ka bërë shqiptarëve.

Në mungesë të kartelës mjekësore, Damjan Qameti, por dhe Çimkat e tjerë, e dinë shumë mirë vendin ku do të përfundojnë!

Skenari i tjetërsimit të vullnetit të vlonjatëve është zbuluar dhe përvëluar bashkë me Çimkat e Damian Qametit.

Ora e gjykimit popullor po afron!
Përballjes me Presidentin Meta nuk i shmangeni dot!
Së shpejti do takohemi te Sheshi i Flamurit!
Presidenti Meta, si përherë, në krye të mbrojtjes së zgjedhjeve dhe rendit kushtetues! Vlora do t’ja bëjë fora!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular