BallinaKryesorePritja e Bashës si kryeministër, ç'më dëgjuan veshët në 2017 dhe pse...

Pritja e Bashës si kryeministër, ç’më dëgjuan veshët në 2017 dhe pse Dibra duhet të marr hak ndaj Rilindjes?

Nga Mina HYSA

Kanë mbetur 14 ditë nga 25 prilli, data kur shqiptarët do të vendosin për fatin e 4 viteve të ardhshme. Eshtë një moment shumë i rëndësishëm për çdo qytetar, veçanërisht një dibran i cili ka shumë më shumë arsye që t’i jap dërrmën Rilindjes, të kthejë dinjitetin e nëpërkëmbur përmes dhunës së ushtruar ndaj tyre nga qeverisja dhe bandat e lidhura me to. Pritja e djeshme e Lulzim Bashës, ishte madhështore dhe tregues që tashmë kthesa ka nisur veçse pritet e diela e fundit e prillit që PD ta formalizojë fitoren.
Dibra është një zonë që tradicionalisht ka votuar djathtas, por forca që përdori pushteti veçanërisht pas zgjedhjeve të pjesshme të vitit 2017 ishte e pashembullt dhe e patolerueshme. Rezultati i prodhuar për zgjedhjet në bashkinë nuk bindte as  socialistin më të thekur.
“Fitorja” e Rilindjes në Dibër u komentua jo pak dhe në rrethe të djathta qofshin këta dhe anëtarësi e thjeshtë dhe siç është zhargoni i komunikimit popullor u konsiderua si një kthesë e dibranëve majtas. Unë që e njihja realitetin dhe atë çfarë kishte ndodhur nuk u befasova, por përpiqesha të shpjegoja sa herë më duhej qoftë dhe në një tavolinë të thjeshtë për të iu treguar se nuk ishte ai rezultati real, sepse shteti dhe bandat ishin bërë njësh për të korrur atë pseudo-fitore që morën.
Dhuna mbi dibranët nga pushteti dhe bandat
Në zgjedhjet e pjeshme lokale u gjenda në Dibër për një sebeb timin, por do të isha dhe për të ndjekur nga afër çfarë po ndodhte në vendlindjen time kur e gjithë Shqipëria ishte shpërngulur dhe të gjithë kishin sy dhe vesh atje. Lehtësisht konstatohej trysnia e ushtruar ndaj banorëve. Rezultatin e kishin kopsitur me çdo formë dhë mënyrë. Ditën e votimeve mu desh që së bashku me një kushëri të merrnim furgonin e fundit të ditës nga Dibra për në Tiranë dhe në mjetin 6 vendësh kishim dy bashkëpatriotë, ishin të rinjë. Nuk i pyeta për emra dhe ishte hera e parë dhe e fundit që i kam parë! Njëri kishte ardhur nga Tirana për fushatën e PS, e tjetri aktivist me banim në Peshkopi dhe i angazhuar në fushatë mesa mbaj mend pohoi se ishte punonjës i spitalit Dibër. Flisnin me njëri-tjetrin dhe për çfarë kishte ndodhur me zgjedhjet deri ditën kur vota hidhej në kuti, që të dy ishin të bindur në fitore dhe madje çudia ishte se nga goja nxorën një rezultat të përafërt me atë që doli. Thonin gjithçka ishte bërë në atë proces, përmendnin emra të fortësh nga Dibra ose jo, të cilët bënin spektakël me paranë në fushatë zgjedhore deri tek rrëfimi i një detaji se si hidheshin lekët me tabaka mbushur plotë në mes të një dasme!  Ishte ky një rezultat i nxjerrë nën trysni, duke ushtruar presion që shkonte deri tek buka e fëmijëve përmes deklarimeve si heqja nga puna apo dhe heqje të lëmoshës së mbijetesës siç ishte ndihma ekonomike. Ishte ky dhe eksperimenti i përgatitur në laboratorin “Dibër” që do të zbatohej më pas në të gjithë Shqipërinë në zgjedhjet e përgjithshme siç dhe ndodhi. Edhe përgjimet e nxjerra nga prestigjozja “Bild” me zë dhe figurë vërtetuan faktin që dibranët kishin qenë nën breshërinë e sulmeve të pushtetit dhe bandave të veshur me pushtet që të votonin Rilindjen! Gjithçka ka ndodhur pas vitit 2017 në Dibër me zgjedhjet deri më tani është nul, një histori tjetër e re në mirëbesim duhet të nis.
Koha për hak dhe detyrimi i PD ndaj dibranëve
Eshtë kjo koha që dibranët duhet të marrin hak për çfarë ju ka ndodhur me zgjedhjet dhe jo vetëm. Nëse kjo e thënë kështu tingëllon sadopak keq, po e zbusim, është koha të vënë drejtësinë, është momenti për t’i dhënë çfarë iu takon banditëve me apo pa pushtet me 25 prill.
Të jemi të qartë me faktet. Dibra ka votuar masivisht djathtas. Qoftë në zgjedhjet lokale edhe qendrore PD ka fituar. Ka patur shumicën dërrmuese të komunave si dhe bashkinë Peshkopi derisa u deformua procesi i votës. Rezultati spektakolar pro PD ishte në zgjedhjet e 2009 teksa PS desh rrezikoi të mbetej me 1 deputet në qark. Eshtë momenti tani që ky votim masiv të kthehet, është koha që dibranët të marrin hak më 25 prill ndaj Rilindjes e cila u soll shumë keq me ta e siç thonë në ato anë: “Këtë s’ta bën as hasmi”. Votimi i dibranëve djathtas dhe pro PD ka qenë dhe është natyral. PD në opozitë dhe pushtet nuk ka blerë kurrë vota. Duke votuar më 25 prill për PD dhe Lulzim Bashën kryeministër dibranët kanë kthyer natyralitetin dhe normalitetin e votës së tyre, por njëkohësisht edhe kanë marrë hak ndaj gjithë asaj që ka ndodhur pas vitit 2017 me procesin zgjedhor në Dibër. Kjo pritet të ndodh. Fitorja e PD në Dibër është e pritshme, por është ky momenti që Partia Demokratike të zgjedhurit e saj dhe Lulzim Basha si kryeministër do të kenë detyrime ndaj kësaj zone e cila për fat të keq nga çdo statistikë qoftë kjo shtetërore shqiptare apo ndërkombëtare rezulton ndër më të varfërat e Shqipërisë. Nën qeverisjen e Rilindjes ky rreth madje dhe qark është lënë jashtë vëmendjes qeveritare në këto 8 vite.
Pritja madhështore për Lulzim Bashën
dhe premtimet që duhen mbajtur
Lulzim Basha është pritur si kryeministër dje në Dibër. Pritja ishte e veçantë, një tregues i qartë që dibranët kësaj here do të kthehen natyralisht aty ku ishin më parë tek familja politike që i përkasin, Partisë Demokratike. Lulzim Basha pa dje me sytë e tij entuziazmin ndaj i bëri ftesë çdo dibrani për t’iu bashkuar ndryshimit më 25 prill duke kërkuar që ky entuziazëm të çohet derë më derë. I pritur mes ovacionesh dhe një turme të madhe njerëzish, Basha në Dibër tha se Rama, një pakicë absolute jane me orë të numëruara në pushtet. Lideri i opozitës dhe kryeministri i pas 25 prillit premtoi se do të rihap filialin e universitetit në Peshkopi dhe konstatoi me dibranët që për ta dhe gjithë shqiptarët kjo qeverisje e Ramës, ka qenë një dimër 8 vjeçar me vuajtje, padrejtësi, ankth, papunësi dhe emigrim. Kryeministri i ardhshëm deklaroi se do të bëj çmos që rruga e Arbërit të përfundojë sa më shpejt dhe me standarde e duhura. Nga Bulqiza z.Basha premtoi se brenda 6 muajve të parë do të miratojë statusin e minatorit. Lulzim Basha pati një takim edhe me fermerët të cilët iu ankuan për mungesën e subvencioneve nga shteti. Me garancinë e kryemnistrit të ardhshëm për çfarë shihte nga ajo vizitë në Dibër dhe kudo në Shqipëri Lulzim Basha iu premtoi edhe fermerëve dibranë, 100 milion euro subvencione për fermerët, 50 milionë euro për infrastrukturë bujqësore, çertifikatat për 24 muaj dhe karburant 240 lekë më i lirë.  Këto janë premtime konkrete të Lulzim Bashës për dibranët  ku duhet shtuar dhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore në qytet e veçanërisht fshatra ku prioritet duhet të jetë përmirësimi i infrastrukturës  në zonat turistike në Dibër.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular