BallinaKronikeEMRI/ E reja humb jetën gjatë lindjes, familjarët denoncojnë mjekët

EMRI/ E reja humb jetën gjatë lindjes, familjarët denoncojnë mjekët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në maternitetin e Fierit, ku ka humbur jetën një grua nga Mallakastra.

Burime bëjnë me dije 30-vjeçare Esmeralda Lamaj nga fshati Drenovë i Mallakastrës, ka humbur jetën gjatë lindjes pasditen e të shtunës.

Familjarët e të resë hedhin pretendime në drejtim të stafit në spital, që sipas tyre kanë bërë mjekim të pakujdesshëm.

Burimet saktësojnë se kanë nisur hetimet tashmë për mjekët që e kanë ndjekur 30-vjeçaren, ndërkohë që gjendja e fëmijës që ajo ka lindur është e mirë.

Nuk dihet nëse e reja ka pasur një lindje natyrale apo me operacion, dhe as nëse ka pasur komplikacione të mëparshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular