BallinaKronikeFOTO/ Vlonjati kapet me snajper në banesën e tij! Gjatë kontrollit policia...

FOTO/ Vlonjati kapet me snajper në banesën e tij! Gjatë kontrollit policia konstatoi se 29-vjeçari…

Policia e Vlorës ka arrestuar një 29-vjeçar, të cilit iu sekuestrua në banesë një amrë zjarri snajper, municione luftarake dhe doza me kanabis sativa.

Në kudër të operacionit të koduar “Sig”, në pranga u vu shtetasi me iniciale K. Xh., i cili ushtronte edhe aktivitetin e paligjshëm në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

“Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në lagjen “Partizani”, Vlorë, një shtetas mbante në banesë, armë zjarri pa leje, si dhe ushtronte veprimtari kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “SIG”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit K. Xh., 29 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhjetëra doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, një armë zjarri snajper, 64 fishekë dhe një palë dylbi optike”, thotë policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme hetimore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular