BallinaKronikeZbuloi se e detyruan për fotot nudo në Dubai, zhduket pa lënë...

Zbuloi se e detyruan për fotot nudo në Dubai, zhduket pa lënë gjurmë modelja

Një modele ukrainase ka pohuar se ajo është detyruar të merrte pjesë në fotosesionin famëkeq nudo të ballkonit në Dubai.

Irina Sotulenko është ndër vajzat e ndaluara në Emiratet e Bashkuara Arabe pasi u zhvendos në 3 Prill për fotografi dhe video, të cilat u shpërndanë në mediat sociale.

Avokati dhe i dashuri i 23 vjeçares kanë shprehur ‘shqetësim të thellë’ për Sotulenko pasi prej ditësh nuk kanë asnjë kontakt me të

Në mesazhet audio dhe video dërguar të dashurit të saj më parë, Sotulenko sulmoi fotografin që organizoi këtë.

Vitaly Grechin, 41 vjeç, lejoi që imazhet e vajzave të postoheshin në internet, gjë që çoi në arrestimin dhe ndalimin e shumicës së grupit nga policia e Dubait.

“E gjithë kjo për shkak ideve idjotë të tij. Ai është një burrë i rritur, si mund të bënte një idjotësi të tillë?’

Ajo pohoi se ishte detyruar të dilte në ballkon ose përndryshe nuk do të merrte pagën e saj për modelimin. ‘Unë u thashë atyre: “Djema, ne jemi në një vend arab, le të mos e bëjmë këtë”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular